Italia ashpërson masat për emigrantët, përshpejtohen procedurat e dëbimit për ata që kryejnë vepra penale

Italia ashpërson masat për emigrantët, përshpejtohen procedurat e dëbimit për ata që kryejnë vepra penale

Foto Ilustruese

Italia ka ashpërsuar masat kundër emigrantëve të jashtëligjshëm. Dekreti i ministrit të brendshëm Mateo Salvini që ishte në fuqi që prej shtatorit, u shndërrua në ligj.

Ajo cfarë parashikon ky ligj është përshpejtim i procedurave të dëbimit drejt vendeve të origjinës të azilkërkuesve që kryejnë vepra penale. Nga këto ndryshime rrezikohen nga dëbimi të paktën 20 mijë të huaj, 25% e numrit total të tyre që përfituan azil për arsye humanitare vitin e kaluar. Azil do t’u jepet vetëm atyre që u rrezikohet jeta në zona lufte apo persekutohen politikisht nga qeveritë e vendeve të origjinës.

Ligji është kritikuar ashpër nga demokratët në opozitë, të cilët në shenjë proteste mbuluan fytyrën me maska. Ata e shpjeguan reagimin e tyre me argumentin se ky ligj nuk do t’u njohë identitetin dhe fytyrën dhjetëra mijëra emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla