Italia bie pas 37 ndeshjesh, Spanja në finalen e Ligës së Kombeve! Sonte mësohet finalistja tjetër, luhet Belgjikë-Francë

Spanja hakmerret ndaj Italisë ndërsa “të kaltërit” humbasin pas 37 ndeshjesh. Spanja është finalistja e parë e Ligës së Kombeve pasi mundi në shtëpinë e saj 2-1 në “San Siro” Italinë kampionen e Europës. Për iberikët shënoi të dy golat sulmuesi Ferran Torres që në pjesën e parë. Moment që vendosi ndeshjen ishte ndëshkimi me karton të kuq i kapitenit të “të kaltërve” Bonnuci në minutën e 40-të. Italia u kujtua vonë dhe shënoi me Pellegrinin por në finalen e Ligës së Kombeve kaloi Spanja. Roberto Mancini trajneri i Italisë thotë se pavarësisht humbjes kjo ndeshje do i japë forcë për të ardhmen ekipit të tj ndërsa i ka tërhequr veshin Bonuccit. Luis Enrique e cilësoi gjysmëfinalen e mbrëmjes së djeshme si një sfidë mes dy rivalëve të mëdhenj dhe sqaroi se herët a vonë Italia do të humbte.

Spanja mëson sonte emrin e rivalit për finalen e madhe të së dielës në Ligën e Kombeve. Në Torino Belgjika përballet me Francën në një sfidë shumë interesante dhe që premton spektakël. Ndeshja nis në 20:45./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë