Italia do hapë universitetet/ Me maska dhe me sallat e leksioneve përgjysmë

 Italia do hapë universitetet/ Me maska dhe me sallat e leksioneve përgjysmë

Leksione me numër të caktuar studentësh, me sallat e mbushura përgjysmë dhe gjithnjë me maska - Këto janë disa prej masave në universitetet italiane në rifillimin e vitit të ri akademik.

Për të shkuar në leksione duhet bërë më parë prenotim në mënyrë që të mos kapërcehet numri i fiksuar. Kush nuk do të mund të jetë i pranishëm do ti ndjekë leksionet nga shtëpia.

Masat e reja të funksionimit të kampuseve në erën e covidit janë miratuar tashmë nga komiteti tekniko shkencor në Itali.

 Bota akademike do të rifillojë kështu aktivitetin nën shenjën e kompromisit, duke tentuar të rihapet pas gjashtë muajsh, e duke garantuar sigurinë e studentëve dhe pedagogëve.

Rektorët synojnë kthimin e studentëve në salla e krah tyre janë edhe kryebashkiakët e qyteteve universitare, të frikësuar nga pasojat e mundshme ekonomike të një reduktimi drastik nëpër auditore.

Vatrat e mundshme do të menaxhohen sipas të njëjtave linja të adaptuara për popullatën; sinjalizim i të infektuarve, gjurmim i kontakteve.

Thuajse të gjithë fakultetet kanë përcaktuar tashmë edhe mënyrat e pritjes së studentëve me aplikacione, prenotime dhe turne për ndjekjen e leksioneve dhe me ndalimin e tubimeve në hapësirat e përbashkëta. Auditorët do të jenë të mbushur në masën 50 %.

Distancimi do të jetë një metër dhe çdo ditë, sallat do të dezinfektohen dhe ajrosen. Aplikacionet janë mënyra e preferuar e fakulteteve për të prenotuar vendin në sallën e leksioneve ndërkohë që maskat do të mbahen edhe gjatë leksionit.

Vetëm profesori mund ta ulë maskën e tij gjatë shpjegimit. Gjithashtu do të përcaktohen trajektore të ndryshme për hyrjen dhe daljen nga Universitetet.

Në çdo sallë do të ketë xhel dezinfektues. Nuk do të matet temperatura në hyrje por në rast ethesh, kolle e të ftohti do të jetë e ndaluar hyrja.

Situata në Europë

Ndryshe nga Rajoni i Ballkanit i cili sot regjistroi ulje të rasteve të reja të infeksionit Covid, pjesa më e madhe e kontinentit Europian po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja

Dje Franca raportoi 4800 të identifikuar pozitiv, shifra e saj më të lartë ditore që nga maji ndërsa ministri francez i shëndetësisë tha se pjesa më e madhe e rasteve të reja qarkullojnë janë raportuar në mesin e 40 vjeçarëve dhe se tek kjo kategori virusi po përhapet katër herë më shpejt se më parë. Sipas tij, kjo rritje vjen pjesërisht për shkak të pjesëmarrjes së të rinjve në festa ku distancimi social nuk respektohet.

Gjermania, Spanja dhe republika Çeke po ashtu kanë regjistruar rritje të mëdha ditore në fundjavë. Në Gjermani, politikanët po kërkojnë ndalimin e përkohshëm të festave private për të ndaluar rritjen e rasteve të Koronavirusit.

“Që nga fillimi i verës është përhapur një lloj shkujdesjeje massive – tha Ralph Brinkhaus, lider i bllokut parlamentar konservator CDU/CSU.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator

Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator