Itali- Një shtetas shqiptar 43-vjeçar u ndalua nga Karabinierët në Caserta, teksa kishte rihyrë ilegaluisht në vend pasi u dëbua me vendim gjykate dy vite më parë.

Aksioni u krye në “Via Pavoncelli” të Mondragone, kur patrullat hasën një makinë ‘Ford Puma’ që drejtohej nga i riu me precedentë. 

Pas marrjes në pyetje në bazën e të dhënave të Forcave të Policisë, u konstatua se në datën 2 nëntor 2023, burri ishte dëbuar dhe shoqëruar në kufi. 

Por ishte kthyer në mënyrë klandestine në territorin italian, duke u riarrestuar dhe dërguar në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor për përsëritje të krimit.