Italia ende pa koalicion qeverisë, presidenti përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme

Italia ende pa koalicion qeverisë, presidenti përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare italiane, vendi vazhdon të mos ketë një koalicion qeverisës për shkak të dallimeve që forcat kryesore politike kanë me njëra-tjetrën.

Zgjedhjet e marsit nuk mundën të nxirrnin një fitues të qartë dhe as një strukturë të mundshme për një koalicion, me partinë e vetme më të madhe “Lëvizja Pesë Yjet”, që nuk pranonte të hynte në qeveri me asnjë parti tjetër.

Presidenti Sergio Mattarella ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në muajin qershor duke kërkuar që të zhbllokohet ngërçi i shkaktuar pas zgjedhjeve.

Tre janë partitë kryesore mund t’i bashkohen në qeverisje “Lëvizjes Pesë Yjet” dhe liderit të saj 31-vjeçar, Luigi Di Maio, por kjo nuk do të ishte e lehtë për secilën prej tyre.

“Lëvizja Pesë yjet” nuk është e pozicionuar në asnjërën anë të spektrit politik, çka i bën lidhjet ideologjike me të majtën dhe të djathtën tradicionale të Italisë shumë më të vështira.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat