SHBA - Italia fitoi 2-1 kundër Venezuelës në miqësoren e parë në tokën amerikane. Në "Chase Stadium" në Miami, të kaltrit e Spallettit iu falën dopietës së Retegui.
Ndeshja nisi shpejt për amerikano-latinët, me Rondon që u ndal nga Donnarumma në penalltinë e minutës së tretë. Sfida u zhbllokua nga Retegui në minutën e 40-të, kjo pas asistit të Andrea Cambiasos.
Avantazhi i Italisë zgjati vetëm tre minuta, me Machis që barazoi gjithçka për pjesën e parë që u mbyll 1-1. Duhej sërish sulmuesi i Genoas në minutën e 80-të Italia të fitonte miqësoren e parë në SHBA.
Të besuarit e Spallettit kanë edhe një ndeshje kundër Ekuadorit më 24 mars në orën 21:00.