Italia forcon qasjen për emigrantët, Salvini: Paguhemi për sigurinë

Italia forcon qasjen për emigrantët, Salvini: Paguhemi për sigurinë

Zv/Kryeministri italian, Matteo Salvini, dha një fjalim në parlament këtë javë, përpara se të zhvillohet një votim për t’i hequr atij imunitetin ligjor. Gjatë fjalimit, Salvini tha se nëpërmjet ideologjisë së tij mbi emigrimin, ka pasur më pak “dalje, hyrje dhe më pak vdekje”.

Salvini pritet të fitojë votën, por nëse kjo nuk ndodh, prokurorët do të mund të vazhdojnë hetimet për rrëmbimin e më shumë se 100 emigrantëve në një anije të rojës bregdetare vitin e kaluar.

“Ka pasur më pak të ardhur, më pak dalje e më pak vdekje, dhe këto janë fakte. Shpresoj që asnjë nga ne, që përfaqësojnë 60 milionë italianë, ka vështirësi që të kuptojë konceptin e sovranitetit. Kjo është arsyeja që unë paguhem, për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e vendit tonë.”

Lideri i partisë së djathtë Liga u hetua vitin e kaluar për abuzimin me pushtetin, pasi i refuzoi kërkesën një anije të rojës bregdetare për të zbarkuar emigrantë nga Eritrea. Emigrantët i’a dolën që të hyjnë në Itali më vonë, por që prej atëherë, Salvini ka ashpërsuar rregullat duke hequr anijet e shpëtimit të emigrantëve nga portet italiane, duke thënë se shtete të tjera europianë duhet ti marrin. Vota do të shtojë tensionet te koalicioni qeveritar dhe te marrëdhëniet me liderin e 5-Yjet, Di Maio si dhe Kryeministrin Giuseppe Conte. Italia ka pranuar më shumë se 650,000 emigrantë të ardhur nga deti që prej vitit 2014, por fluksi ka rënë bindshëm që kur qeveria e re mori pushtetin Qershorin e kaluar.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla