Italia, heq karantinimin e detyrueshëm nga 15 maji për qytetarët evropianë

Italia, heq karantinimin e detyrueshëm nga 15 maji për qytetarët evropianë

Në përpjekje për të rigjallëruar turizmin në vend, Italia ka vendosur të heqë karantinën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e tjera të BE. Lajmi është bërë I ditur nga ministrat Di Maio dhe Speranza, të cilët kanë vendosur të heqin rregullin në fuqi prej disa javësh.  E njëjta gjë do të zbatohet edhe për qytetarët nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Në lidhje me SHBA, pritet që masa e karantinimit të hiqet nga mesi I qershorit, gjithmonë në varësi të situatës epidemiologjike.

Të gjithë udhëtarët që do të hyjnë në territorin italian duhet të kenë me veten një test negativ të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit ose një pasaportë vaksine. 

Qëllimi i qeverisë italiane është të rihapet me të gjitha vendet e huaja që kanë arritur një nivel të lartë të vaksinimit dhe kanë pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike.

Kjo është arsyeja pse qeveria italiane është duke punuar në përcaktimin e një parametri mbi të cilin të gjithë të huajt mund të vijnë në Itali.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë