Italia i jep fund izolimit tre ditor, rikthehen zonat e kuqe e portokalli, vijojnë kufizimet për udhëtimet

Italia i jep fund izolimit tre ditor, rikthehen zonat e kuqe e portokalli, vijojnë kufizimet për udhëtimet

Pas tre ditësh në zonë të kuqe, gjatë festës së Pashkëve, Italia sot i është kthyer kufizime të mëparshme. Lehtësimi i masave nuk vijon njësoj në të gjitha rajonet të cilat përcaktohen me dy ngjyra, të kuqe dhe portokalli në varësi të rrezikshmërisë nga virusi, ndërkohë që vetëm Sardenja vijon të jetë zonë e bardhë.

Dhjetë rajone mes të cilave Veneto, Lazio, Sicilia, Molise, Liguria, Umbria dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzano rikthehen në zona portokalli ndërsa nëntë rajonet Lombardia, Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Piemonte, Puglia etj, do të vijojnë të jenë zona të kuqe.  

Në zonat portokalli lejohet dalja por jo zhvendosja në të tjera komuna. Në vend rihapen shkollat duke respektuar distancën fizike por autoritetet mund të vendosin në çdo rast të kalojnë në mësim në distancë. Baret, restorantet, kinematë vazzhdojnë të jenë të mbyllura.

Në zonat me ngjyrë portokalli, rënia e të infektuarve ka bërë të mundur rihapjen e disa aktiviteteve jo thelbësore, sikundër parukeritë apo qendrat estetike.

Në zonat e kuqe nuk është e lejuar lëvizja, vetëm për raste urgjente, shkollat e universitetet janë të mbyllura, dyqanet, baret restorantet po ashtu, lejohet vetëm shërbimi me dërgesa.

Në të njëjtën kohë do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në fund të muajit masat kufizuese për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë kufijve, të cilët duhet të dutën në karantinë për 5 ditë pas mbërritjes në vend, edhe nëse vjen nga një vend anëtar i BE-së, shoqëruar me një tampon të dyfishtë, para mbërritjes dhe pas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Protesta anti-COVID, Bllokohet autostrada në Itali, qindra qytetarë derdhen në rrugë

Italia sot lehtëson masat kufizuese, duke bërë që kështu 10 rajone të rikthehen në zona portokalli, ndërkohë që nëntë rajone vazhdojnë të mbesin në zona të kuqe.

Rihapja e pjesshme e tregjeve në zonat që janë të kuqe në Itali, ka bërë që operatorët e tregut, pronarët e bareve dhe restoranteve si dhe pronarët e palestrave dhe të protestojnë kundër qeverisë. Ata ankohen se më shumë se 5 javësh që janë zonë e kuqe duke u bllokuar kështu aktivitetin e bizneseve. Shitësit ambulantë kërkojnë rihapjen e menjëhershme të të gjitha tregjeve për të gjitha kategoritë e produkteve, anulimin e pagesës së tokës publike deri më 31 Dhjetor dhe mosderdhjen e kontributeve fiskale. Ndërkohë që në disa zona të Romës dhe Milanos ka pasur përplasje edhe me policinë. 

Qytetarët janë derdhur në rrugë duke bllokuar autostradën A16 Napoli- Canosa dhe Caserta Sud, duke shkaktuar një kilometër trafik.

Gjithashtu trafik është krijuar dhe në De Luca për shkak të protestave kundër masave të Covid.

Protesta janë paralajmëruar edhe  në ditët në vijim në Campania.  Sot shumë dyqane do të hapen për provokim, duke shitur vetëm veshje sportive dhe të brendshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar