ITALI- Italia ka shënuar sërish një rritje shumë të lartë të rasteve të reja ditore me COVID-19.

Mediat vendase raportojnë se në 24 orët e fundit u infektuan 34 mijë e 505 persona, shifra të ngjashme me ato që janë raportuar në kulmin e pandemisë. Ndërkohë, një numër shumë i lartë është edhe i viktimave, teksa 2391 persona janë në terapi intesive. 

Mësohet se 445 persona kanë humbur jetën ditën e sotme. Këto shifra kanë dalë si rezultat i 220 mijë testimeve.