Italia jashtë Botërorit,Presidenti
Tavecchio drejt dorëheqjes

Italia jashtë Botërorit,Presidenti<br />Tavecchio drejt dorëheqjes<br>
Pas mungesës në Botëror tronditja në futbollin Italian nuk ka kaluar akoma. Shkarkimi i Gian Piero Venturës nuk ishte fundi por mesa duket vetëm fillimi. Situata është akoma e trazuar dhe çështja nuk është vetëm tek trajneri i ri por pasi shpëtoi fillimisht tashmë lëkunden seriozisht pozitat e Presidentit të Federatës italiane të futbolli Carlo Tavecchio.

Pasi u paraqit tek intervista në Le Iene ku tha se ka katër ditë që nuk fle dhe i vuri të gjithë fajin ish trajnerit Ventura tashmë Tavecchio po shkon drejt dorëzimit. Numri 1 i Federatës sipas burimeve pranë tij ka gati dorëheqjen. Ai mund të paraqitet i dorëhequr në mbledhjen e Këshillit Federal të hënën ose mund të mos votëbesohet nga anëtarët e Këshillit.

Disa nga organizmat e futbollit Italian kanë dalë kundër Presidentit Carlo Tavecchio të cilin po ashtu e bëjnë me faj për mungesën e kualifikimit dhe balanca e votave nuk është në favor të tij. Tavecchio mund të sigurojë 10 deri në 11 vota nga 21.

Edhe nëse votëbesohet nuk do të ketë mazhorancën dhe mediat italiane zbulojnë se Tavecchio mund të japë dorëheqjen për të evituar një shkarkim. Carlo Tavecchio është në krye të Federatës italiane që nga gushti i vitet 2014. Mesa duket Tavecchio është i izoluar dhe dorëheqja është shumë pranë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës