Një 55-vjeçar nga Kosova ka rënë në pranga të policisë italiane. Guardia di Finanzia e Barit ka arrestuar kosovarin, pasi në makinën e tij tip Krajsler me targa angleze u gjetën 134 kg drogë e llojit marijuanë.
Droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Britaninë e Madhe. Makina u ndalua sapo zbriti në portin e Barit, teksa kosovari udhëtonte me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij 12 dhe 14 vjeçe.
Mediat italiane raportojnë se 55-vjeçari nga Kosova, zotëronte gjithashtu edhe pasaportë britanike. Guardia di Finanzia e Barit ka dyshuar tek makina në fjalë, pasi kishte një anomali në humbjen e karburantit. Pas kontrollit të makinës agjentët italianë gjetën 251 pako marijuanë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com