Italia kërkon që TikTok t’i bllokojë përdoruesit pas vdekjes së vajzës 10-vjeçare

Italia kërkon që TikTok t’i bllokojë përdoruesit pas vdekjes së vajzës 10-vjeçare

 

Në një deklaratë, agjencia italiane për privatësinë e të dhënave urdhëroi aplikacionin TikTok që t’i bllokojë llogaritë e secilit përdorues , për të cilët nuk është e mundur identifikimi i moshës. Edhe pse TikTok është zotuar që do ta ndalojë regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, është e lehtë që kjo rregull të anashkalohet. Prandaj u urdhërua që t’i bllokojë llogaritë e pavërtetuara të përdoruesve deri më 15 shkurt dhe të presë të dhënat tjera nga autoritetet.

Vendimi i autoriteteve italiane u mor pasi një vajzë 10-vjeçare vdiq nga asfiksia në Palermo. Ky rast e ka shokuar Italinë.

Prindërit e saj thanë se vajza po merrte pjesë në sfidën e ashtuquajtur “blackout” në TikTok, duke vendosur rrip rreth qafës dhe duke e mbajtur frymën dhe njëkohësisht duke e incizuar veten me telefon.

Prokurorët kanë hapur hetime për nxitje të mundshme të vetëvrasjes dhe janë duke hulumtuar nëse dikush e ka nxitur vajzën që të marrë pjesë në këtë sfidë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'