Personalitetet më të larta të politikës e artit ishin të ftuarit e ambasadorit Italian në një mbrëmje madhështore të organizuar në ambientet e rezidencës italiane në kryeqytet. Massimo Gaiani teksa mbajti fjalën përshëndetëse të rastit theksoi marrëdhëniet shumë të mira që ka italia me Shqipërinë si dhe progresin që ka bërë vendi ynë në reformat në drejtësi, korrupsion si dhe për anëtarësimin në strukturat e BE .
“Javën e shkuar Tirana ishte në qendër të një veprimtarie të ngjeshur diplomatike duke mirëpritur takime të rëndësishme mes vendeve të rajonit, dëshmi kjo e rolit thelbësor që Shqipëria mund të luajë në këtë skenë. Për shqipërinë janë thelbësore reformat në drejtësi dhe në administratën publike, vendimtare në luftën kundër kriminalitetit e korrupsionit. Ndërsa Europa duhet të vlerësojë në masën e duhur për parimet e arritura në respektim të kritereve objektiv të veçorive të secilit prej shteteve pjesë e rajonit. Në të gjitha kahet politike është rritur cilësia e kanidatëve dhe është afirmuar rëndësia e vlerësimit të ndershmërisë dhe rregullave si kusbht në zgjedhjen e personave që në të ardhmen do ti besohen do tëi besohen funksione publike. Përparimë janë kryer në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut. Rezultate të rëndësishmë janë shënuar në konsolidimin fiscal falë së cilësh shqipëria gëzon një mbështetje në rritje të donatorëve ndërkombëtarë,” – Gaiani.
Të pranishëm në mbrëmje ishin edhe presidenti Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta e mjaft emra të tjerë.
Mbrëmja kulmoi edhe me performancën e Olen Cezarit I cili gjithashtu ishte I pranishëm në festë.
Foto të tjera
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com_