ROMA – Këshilli i Ministrave pas dy orë mbledhje në Pallatin Chigi ka miratuar dekretin e ligjit që në kontrast me dhunën në përgjithësi mbi të gjitha lufton dhunën ndaj grave, të ashtuquajturin Gravrasje (Femminicidio). Lajmërimi është bërë nga kryeministri Enrico Letta me një tweet gjatë seancës: "E patëm premtuar. Po e bëjmë", transmeton "La Repubblica".
Dekreti përbëhet nga 12 nene: "Kemi miratuar një dekret shumë veprues – ka thënë – i cili ndërhyn në tema esenciale. Ishte e nevojshme që në vendin tonë të jepnim një shenjë shumë të fortë dhe ndryshim radikal mbi këtë temë". Letta është shprehur “shumë krenar" për faktin që "qeveria vendosi të bëjë këtë ndërhyrje” .
Kiberbulizëm dhe tifozëri e dhunshme – Filozofia dhe përmbajtja e parandalimit u shpjeguan nga ministri i Brendshëm, Angelino Alfano: "Ligji ka tre objektiva: të parandalojë dhunën e çdo lloji, ta dënojë në mënyrë të sigurt dhe të mbrojë viktimat". Nenet i janë dedikuar represionit të ciberbulizmit me zgjatje deri në 3 vjet (fund qershori 2016) të institutit të arrestit për dhunën në stadiume. "Do dënojmë ashpër atë që përdor kanalin informativ për ngacmime", ka shpjeguar Alfano.
Arrestime për stalking - Dekreti përmban dispozitën e arrestimit në flagrancë për keqtrajtimet "stalking". "Është siguruar edhe patronazhin ligjor falas për ata të cilët janë viktima të stalking apo ngacmimit dhe nuk mund të përballojnë një avokat. "Forcave të policisë - shtoi ministri – u jepet mundësia për të nxjerrë jashtë nga shtëpia bashkëshortin abuziv, nëse ekziston një rrezik për integritetin fizik të grave. Nga pikëpamja e parandalimit është e rëndësishme, sepse i ndalohet atij që është i dhunshëm, që t’i afrohet shtëpisë”.
Viktima, e informuar mbi procesin gjyqësor - Viktima e dhunës duhet të jetë e informuar vazhdimisht për gjendjen gjyqësore të denoncimit. "Ne jemi duke u përpjekur për të korrigjuar një dobësi të sigurisë në sistemin rregullator - tha Alfano - shpesh viktima nuk dinte se çfarë ndodhte me procesin gjyqësor kundër autorit të dhunës. Tani ka një numër rregullash, të cilat sigurojnë se viktima është e informuar. Kështu që, nëse ekziston një lirim i autorit të dhunës, viktima është vënë menjëherë në dijeni. "
Dënime më të rënda - Dekreti, ndër të tjera, rrit me një të tretën dënimin, nëse në dhunë asiston një person nën moshën 18 vjeç dhe parashikon maksimumin e dënimit, nëse dhuna është ushtruar ndaj një gruaje shtatzënë nga ana e bashkëshortit, edhe pse të ndarë, apo nga shoku, edhe jo bashkëjetues. E njëjta gjë edhe për veprën penale të stalking.
Padi e parevokueshme - Një tjetër risi e rëndësishme për Alfanon është se "nëse dikur është bërë padi, ajo është e parevokueshme”. "Kjo sepse, viktima nga rreziku dhe frika e një padie, e tërheq atë", tha ministri. Një nen u përket emigrantëve, Nëse një emigrant pëson dhunë në Itali për arsye humanitare do t’i jepet menjëherë një permessodi sioggiorno.
Kiberkrim – Te paketa e miratuar bën pjesë edhe dispozita kundër mashtrimeve kompjuterike dhe vjedhjeve të identitetit elektronik: "Kur ju ndryshoni emrin përmes internetit dhe kryen një mashtrim je dënuar me një specifikë rrethane rënduese, e cila merret me vjedhjen e identitetit elektronik. Dhe për t’u siguruar qetësinë më të madhe subjekteve më vulnerabël është shtuar një tjetër rregull në lidhje me rrethanat rënduese në rastin e grabitjes së kryer ndaj më shumë se 65-vjeçarëve, në një kohë kur ai dëshmoi se si një i mitur plaçkiti një tjetër të mitur.
Ministrja e Drejtësisë, Cancellieri - "Është shumë e rëndësishme, që tërhiqet vëmendja mbi instrumentet në mbrojtje të grave, ndjesia e të ndjerit pjesë e një shteti mik, që i mbron ata.
/Shqiptarja.com