Pas  konfliktit të tej zgjatur për formimin e qeverisë në Itali midis forcave politike kryesore është arritur që më në fund dy partitë politike Lega dhe 5 Yjet  të bashkohen për të propozuar kryeministrin e ri të Italisë.

Formimi i qeverisë së re italiane është përballur me mos marrëveshje brenda politikës në Itali ku partia demokratike në të cilën Matteo Renzi  është  anëtar nuk lejuan dhe partia e Berlusconit që të krijohej një qeveri e re.

Dy partitë kanë pasur një natyrë shumë populiste dhe kanë shprehur hapur qëndrimet kundra Europës.  Mediat ndërkombëtare kanë reaguar për lajmin e bujshëm e zgjedhjes së Contes si një person politik i  panjohur dhe pa eksperiencë në institucionet politike të vendit si dhe kanë hedhur dritëhije për të ardhmen e Europës dhe roli e Italisë në BE.

Presidenti i Italisë fton koalicionin populist të formojë qeverinë.

Qeveria e re italisë anti-establishment paraqet një zhvillim të pashembullt në një nga ekonomitë më të mëdha të Evropës.

                  The Guardian

Italia konfirmon politikanin e ri si kryeministër

Një akademik shumë pak i njohur konfirmohet kryeministër i ri i Italisë, megjithëse janë hedhur dyshime mbi figurën e tij.

                 Media Britanike, The Telegraph

Dritë jeshile për populistët në Itali, në kërcënimin e ri për Evropën

Europa të pregatitet për trazira, zgjedhja e Contes, frikë e madhe për liderat europianë.

                Gazeta amerikane, New York Times

Itali, Giuseppe Conte përballet me sfidën e "një qeverie të ndryshimit"

Pritet një rikompozim i thellë i peizazhit politik italian

               Media franceze, Le Monde

“Giuseppe Conte do të bëhet kreu i ri i qeverisë në Itali

Europianët duhet të shqëtësohen, Italia do të shikoj interasat personale.

               Media gjermane, Welt

Ora 10:52
Italia mandaton kryeministrin, ja si reagojnë mediat e huaja