Rajoni i Emillia-Romagna në Bolonja të Italisë dhe zona të tjera përreth do të mbështeten me paketa ndihme emergjente, në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh për të ndihmuar popullsinë dhe bizneset e prekura nga vërshimet.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar se do të ketë një fazë rindërtimi, në të gjitha zonat të cilat janë prekur nga vërshimet dhe përmbytjet, nga të cilat autoritetet nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë sasinë e ndihmave dhe dëmeve të përgjithshme të shkaktuara deri më tani.
Në Itali ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Ministrave i thirrur për të miratuar dekretin e ligjit për motin e keq.
Giorgia Meloni, në tryezën me presidentin e Emilia Romagna Stefano Bonaccini dhe partnerët socialë të rajonit kanë miratuar një dekret ligj që përfshin ndërhyrjet e para urgjente, shumë thelbësor, në të gjitha ato rajone të prekura.
Dekreti ligj parashikon pezullimin e afateve në lidhje me pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqërore deri më 31 gusht.Sipas kryeministres italiane, në këtë paketë përfshihen shpenzimet lidhur me emergjencat dhe monitorimet mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet dhe kompanitë e prekura.
“Në përgjithësi, kjo dispozitë e parë parashikon një ndarje prej mbi 2 miliardë eurosh për zonat e prekura nga përmbytjet. Mendoj se është e drejtë të falënderoj të gjithë ministrat. Në situatën aktuale në të cilën ndodhet Italia, të gjesh 2 miliardë euro brenda pak ditësh nuk është një gjë e lehtë. E gjithë qeveria duhet pranuar se i është përkushtuar emergjencës me përqendrimin, disponueshmërinë dhe efektivitetin maksimal të mundshëm” u shpreh Meloni.
Kujtojmë se nga përmbytjet masive në Itali, të paktën 15 persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj katastrofe natyrore, edhe afër 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara. Ndërkaq, mijëra hektarë tokë, veçmas toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.9%
-
Jo
7.3%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 55
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Pas 6 ditësh në koma, vdes 13-vjeçarja shqiptare që u aksidentua në Itali! Doli nga shtëpia natën, fshehurazi prindërve! Publikohet videoja para përplasjes
17 Janar, 18:05
-
Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, 20-vjeçarin e tradhtuan nervozizmi dhe 'shëtitjet' e shumta me makinë
17 Janar, 17:45
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55