Në ndeshjet e dyta të Ligës së Kombeve Italia mposht 1-0 Holandën , siguron fitoren e parë post mbylljes për shkak të pandemisë dhe merr kryesimin e grupit 1 të Ligës A. Të kaltërit kanë bërë një pjesë të parë fantastike në Amsterdam duke i vënë nën presion të zotët e shtëpisë dhe shënojnë në shtesën e fraksioni të parë me Nicolo Barella që zhyt në portë me kokë një top të pasuar nga Immobile.
Në pjesën e dytë Donnarumma është super në një rast të Van de Beek ndërsa Kean ksihte rastin e dyfishimit në shtesë. Me 4 pikë Italia kryeson grupin ndërsa Polonia mposhti 2-1 Bosnje Hercegovinën. Mëse i kënaqur ka qënë trajneri Roberto Mancini që ka thënë:” Më pëlqeu mentaliteti i futbollistëve dhe djemtë u treguan të jashtëzakonshëm. Vuajtëm pak por me skemën 4-3-3 po ecim shumë mirë”.
Dëmtim të rëndë pësoi Zaniolo në gjurin e majtë dhe do të operohet sërish. Sonte Liga e Kombeve mbyll ndeshjet e muajit shtator ku në fushë do të zbresë Franca që përballet me Kroacinë në Paris ndërsa Portugalia luan në transfertë ndaj Suedisë. Në grupin 2 të Ligës A Belgjika pret Islandën ndërsa Anglia udhëton në Danimarkë. Të gjitha këto ndeshje që nisin në 20:45./Përgatiti Andi Kapxhiu