Italia në alarm për shtimin e të
prekurve me virusin Sida

Italia në alarm për shtimin e të<br />prekurve me virusin Sida
Sipas një sondazhi të publikuar në gazetën Corriere della Sera,  rreth 40% e të rinjve italianë janë prekur nga ky virus.

Të prekurit janë më së shumti të rinjtë  homoseksualë mes moshës 25 dhe 29 vjec.Në Lombardia, numri i të prekurve ka shkuar në 20 mijë.

Profesor Gori (Drejtor i qendrës së Sëmundjeve Infektive San Gerardo)  shprehet se të rinjtë tanë kanë humbur kontrollin.

Shifrat flasin vetë: Në Itali mbi 120 mijë persona rezultojnë me HIV, 20 mijë prej të cilëve janë nga Lombardia, cka bën që të klasifikohet edhe si një ndër me të prekurat.
15 mijë jetojnë  në Milano,  2200 janë të shtruar në klinikën e Sëmundjeve Infektive të San Gerardo të Monz-s që këtë vit ka nxjerrë 400 diagnoza të reja, prej të cilave 20% vitin e kaluar.
 
“Sic vihet re, shpjegon Andrea Gori, për AIDS nuk flitet shumë, të rinjtë dhe te rejat kanë humbur kontrollin, 8 në 10 deklarojnë te kenë kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura.”

AIDS nuk është vdekjeprurës: “Mjekësia, - pohon drejtori-, ka berë hapa gjigande, por për ne nuk është një faliment nësë kurojmë njerëz, por të prekurit nga sëmundja vijnë gjithmonë në rritje.

Në këtë mënyre ne nuk dalim më nga streha e sëmundjes. Të dhënat tregojnë se paraqiten 400 mijë të prekur cdo vit, një në dy ore. Më të prekur janë të rinjtë gay, mes moshës 25-29 vjec.
 
Ky rezultat të prekurish regjistrohet në këtë periudhë historike, -shpjegon Gori,- sepse janë ajo gjeneratë të rinjsh që nuk ka dëgjuar e parë kohët e vdekjeve të shumta nga AIDS dhe kanë nevojë të informohen e edukohen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza