Nga portretet e vëllezërve Alinari tek mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore si Emiiano Mancuso, që trajton subjekte intime pa figurë njerëzore, muret e Muzeut Kombëtar u veshën mbrëmjen e së enjtes me imazhe të shtrira në një shekull e gjysmë e që dëshmojnë Italinë e përtej saj përmes një ekspozite..
“Në këtë ekspozitë ka një ndërthurje shumë të rëndësishme të fotografisë artistike, e asaj historike. Për ne si historianë, gjejmë foton e famshme të Giuseppe Garibaldit, që padyshim pati një ndikim edhe në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ashtu siç gjejmë edhe fotot të tjera të rëndësishme të ngjarjeve dhe vendeve që kanë shënjuar historinë e Italisë përgjatë këtij shekulli”, u shpreh studiuesi Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Ngjyra dhe abstraksion nga Franco Fontana, refleksione përmes gjuhës së trupit nga Michele Vestrini, jeta si skenë teatrale e Aleks Majolit, imazhet e fotografëve italianë ndërtojnë një rrëfim vizual përmes momenteve “të ngrira” në kohë.
Peizazhe, vepra dhe fytyra që komunikojnë në një larmi teknikash, copëza nga identiteti i një vendi në 160 vite dhe transformimin e tij.
“Emri i Italisë shkruhet në shumës, për të dhënë idenë e disa italive të vogla. Pasi është ky është qëllimi i ekspozitës, të përfaqësojë një vend me shumë diversitet, me një larmishmëri këndvështrimesh, dhe mendoj se shqiptarët mund ta gjejnë shumë mirë veten në të”, tha Alessandro Ruggera, drejtor i Insitutit Italian të Kulturës.
Ceremoni, gjendje, arkitekturë, spiritualizëm, 75 autorë rrëfejnë përmes imazhit edhe evolucionin e fotografisë italiane, në ekspozitën e kuruar nga Rita Scartoni dhe Luca Criscenti, që qëndron e hapur për dy ditë radhazi.
D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4117
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘RinArt’, studentët e Tiranës dhe Prishtinës çelin ekspozite të përbashkët me 400 piktura
25 Nëntor, 16:53
-
Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale
23 Nëntor, 17:01
-
Vlorë/ Gratë vlonjate që ranë dëshmore në Luftën e Dytë Botërore, çelet ekspozitë me materiale arkivore
18 Nëntor, 17:01
-
Fotografët grekë të “False mirror” turne fotografik në rrugicat e Korçës
18 Nëntor, 16:56
-
Ekspozohet krijimtaria në dekada e piktorit Naxhi Bakalli! Regjimi i shënjoi karrierën me veprën 'e ndaluar'
9 Nëntor, 13:55
-
Kryeministri Rama në ekpozitën e piktorit Naxhi Bakalli: Shfaqje e bukur linjash e ngjyrash! Kur kujtoj periudhën që isha student, bëhem i vogël para tij
8 Nëntor, 19:24
-
Krijimtaria e Gazmend Lekës, rrëfim në Fier me 130 vizatime! Ekspozita me një seri temash të realizuara gjatë 2021-2024
8 Nëntor, 12:47
-
Ekspozita fotografike 'Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave' çelet në Kullën Veneciane
7 Nëntor, 17:14
-
Hapet 'Ekspozita e Grupit Muri' në Vlorë, 30 punime dhe 12 artistë
3 Nëntor, 22:04
-
Arkitektura emblematike e Spanjës përmes fotografive! Arkitekti Santonja “sjell” në Tiranë Spanjën bashkëkohore
2 Nëntor, 13:56
-
'Letra nga Ferri', ekspozitë rrëqethëse për ish të burgosurit! Dëshmi e terrorit, torturës në birucat e regjimit! Të shkruarit si formë rezistence
29 Tetor, 14:56
-
50 vepra të Bujar Zajmit për herë të parë në një ekspozitë, e bija: Babai punoi në fshehtësi, pas ’90 filloi të prezantojë veprat e tij
28 Tetor, 16:37