Ulja e temperaturave në pjesën jugore dhe qendrore dhe rënia e dëborës në veri të Italisë, ka bërë që autoritetet të marrin masat duke lëshuar alarmin e verdhë. Mbrojtja civile ka dhënë një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit në një nivel që paralajmëron situatë të keqe të kushteve atmosferike.
Hekurudhat e shtetit kanë aktivizuar fazën e alarmit kundër borës dhe acarit, veçanërisht në Valle d’Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardia, Emilia-Romagna dhe Alto Veneto. Janë efektet e turbulencës së Atlantikut, që afrohen nga perëndimi. Janë parashikuar reshje dëbore nga të dobëta në pak më të shpeshta. Nga pasditja reshjet e borës do të shtrihen në zonat e brendshme të Ligurias dhe Toscanën lindore në lartësi mbi 300-500 metra dhe mbi 400-600 metra do të prekin dhe Marke, ku kuotat e borës ulen më tej deri 100-300 metra gjatë natës.
Nga mbrëmja parashikohen reshje të dendura mbi 400-600 metra në Abruzzo dhe Umbria. Sipas parashikimeve, bora do të zbresë edhe në Apeninet piemonteze dhe do zbardhet edhe Torino sidmos në zonat kodrinore. Gjithashtu shoqata meteorologjike italiane parashikon borë në qytetin e Mole. Në Liguria ka rënë alarmi i verdhë në pritje të shirave në bregdet dhe borë në brendësi. Kodi i verdhë për borë dhe akull në Toskana, ku zona e prekur nga moti i keq është shumë e gjerë dhe mbulon të gjitha zonat qendrore-veriore dhe lindore.
Në zonat e brendshme, është e mundur prania lokale e akullit, nganjëherë edhe në lartësi të ulëta. Në Venecia, nga ana tjetër, janë dhënë paralajmërime për reshje të mundshme bore dhe ngrica. Duke zbritur përgjatë bregut Adriatik, është dhënë sinjali i verdhë për borë, deri mesnatën e së hënës, në bregdetin e Emilia-Romagna, përveç brigjeve, ku alarmi është i gjelbër. Në Campobasso dhe në zonat kodrinore të Molises së Mesmë, që në mëngjes ka reshje të lehta bore. Me alarm të verdhë për shira në sektorin lindor dhe në bregdet me erëra të forta nga veriu dhe det shumë i trazuar.
Komento