Italia nuk heq dorë nga kampet në Shqipëri, ministri i Brendshëm: Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës së Kasacionit

Kampi i emigrantëve në Gjadër

Qeveria italiane është në pritje të vendimit të Gjykatës së Kasacionit, sa i takon çështjes së transferimit të emigrantëve në qendrat shqiptare në Gjadër.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedozi, i cili ka sqaruar se qendrat e ngritura do të përdoren në vartësi të nevojave.

“Trajtimi i çështjes në Gjykatën e Kasacionit ka nisur. Të presim dhe do të shohim. Aktualisht jemi në një periudhë ku nuk ka një nevojë urgjente për të aktivizuar qendrat”, ka thënë ministri.

Sipas mediave italiane, Piantedozi ka theksuar se, në muajt e fundit zbarkimet e emigrantëve kanë rënë ndjeshëm dhe në bazë të evolucionit të fenomenit do të merret një vendim.

Shefi i punëve të brendshme të vendit fqinj ka komentuar edhe lajmet e pakonfirmuara që kanë qarkulluar në media, se një nga dhomat e kampit të Gjadrit ishte kthyer në strehë për qentë.

“Kjo është vetëm një barsoletë e lezetshme”, ka thënë ai.

Ndërsa qeveria italiane e ka çuar çështjen në Gjykatën e Kasacionit, prokurorët e Romës e kanë dërguar atë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila pritet të vendosë vitin e ardhshëm nëse mbajtja e refugjatëve në Shqipëri është e ligjshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin

Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin