Italia përfaqësohet me
‘Burrneshat’ për Oska

Italia përfaqësohet me<br />‘Burrneshat’ për Oska
TIRANE- Filmi “Burrneshat”, një bashkëprodhim me fonde nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Zvicra, do të përfaqësojë Italinë për çmimet “The Oscars”. Në edicionin e 88-të të këtij eventi janë gjithsej nëntë filma, që janë futur në rrethin e ngushtë të përfaqësimit të Italisë në nominimet për “The Oscars 88”, ku do të përfshihen filmat më të mirë në gjuhë të huaj.

Përveç filmave “Latin Lover”, “Leopardi”, “My Mother”, “You can’t save yourself alone”, “Per amor vistro”, “The Wait” “Blood of my Blood” dhe “Non essere cattio”, filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit është pjesë e kësaj gare. Më 28 shtator 2015 do të zgjidhet filmi më i mire. Juria përbëhet nga Nicola Borelli, Nicola Piovani, Stefano Rulli, Gianni Canova dhe Natalia Aspesi.

“Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones, “Hana”, dhe flet për Hana Dodën, e cila, ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të mos qenë thjesht një bashkëshorte e shërbëtore, një detyrim ky për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili iu jep grave mundёsinё për të jetuar të lira si burrat, duke pasur një pushkë, për të marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Hana, me emrin e ndërruar në Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.

Italia ka fituar për filmin më të mirë të huaj në “The Oscars” gjatë viteve 1963, 1964, 1970, 1971, 1989, 1998. Ndërsa filmi “Burrneshat” vjen si bashkëpunim edhe i dy shtëpive filmike shqiptare, ku përfshihet edhe ERAFILM me producentё Sabina Kodrën dhe Robert Budinën. Filmi ka si protagonistë, jo vetëm autorët italianë, por edhe teknologjinë italiane, zvicerane e gjermane.

Për realizimin e tij kanë ndihmuar kompanitë italiane Vivo Film me producentё Gregorio Paonessa dhe Marta Donzelli; Colorado Film Producion me producent Alessandro Usai; si dhe Bord Cadre Film (Zvicёr) me producent Dan Wechsler; Match Factory (Gjermani) me producentё Michael Weber e Viola Fügen. Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher, e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tri herё si aktorja mё e mirё dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare.

Në rolet tjera janë aktorët shqiptarë si Flonja Kodheli, e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express”, si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota”, pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit”, etj. Gjithashtu luajnë dy aktorë të njohur kosovarë si Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. Marrin pjesё edhe dy vajza tё reja nga Valbona e Tropojёs, Drenica dhe Dajana Selimaj.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror