Italia po planifikon të ndalojë Tik Tok në celularët e punonjësve të administratës

Italia po planifikon të ndalojë Tik Tok në celularët e punonjësve të administratës

Tik Tok

Pas vendimit të Bashkimit Evropian, qeveria italiane po vlerëson  një bllokim të mundshëm të të TikTok për punonjësit publikë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Administratës Publike.

Ai u shpreh se po analizojnë rreziqet reale për sigurinë kombëtare. Aplikacioni kinez Tik Tok është vënë në qendër të dyshimeve si në Bruksel ashtu edhe në Uashington, edhe se përfaqësuesit e kompanisë Tik Tok kanë reaguar duke thënë se një veprim i tillë nuk është i nevojshëm pasi aplikacioni ruan të dhënat sekrete të miliona njerëzve nëpër botë.

Ultimatumi që vjen nga Brukseli mund të mbërrijë edhe në Itali. Pas kërkesës zyrtare të Komisionit të BE-së drejtuar punonjësve të saj për të çinstaluar aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre celularë  “për të mbrojtur të dhënat tona” , sipas asaj që ishte parashikuar nga gazeta Repubblica, qeveria italiane nga ana e saj do të ishte gati të hapte një hetim për aplikacionin TikTok.

Ndër opsionet në diskutim është bllokimi i aplikacionit kinez në të gjitha pajisjet e punonjësve të shtetit. Ndërkohë, punonjësit në vendet e BE kanë afat kohor deri në 15 mars për ta çinstaluar aplikacionin.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/02/2023 22:53

    Europa dhe Amerika do ta mbyllin sepse u dalin te palarat dhe kjo rrezikon qe te tregoj sa vende mashtruse dhe jo demokratike jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?