ITALI- Pas negociatave intensive diplomatike, Italia ka vendosur të pranojë 102 emigrantët e shpëtuar nga një anije cisternë për të cilën Malta ka refuzuar hyrjen në një port.
 
Sipas raporteve të medias “Valletta”, anija “Salamis” do të zbarkojë në Sirakuzë.
 
Emigrantët, kryesisht afrikano veriorë, kishin qëndruar për ditë të tëra në det të hapur kur shpëtuan të dielën nga anija Salamis.
 
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, falënderoi kryeministrin italian Enrico Letta për angazhimin e tyre.
 
Muscat tha se vendimi i marrë nga Italia "do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve”.
 
Gjithashtu, komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstrom falenderoi përmes një mesazh urimi në “Twitter” fqinjin Italian duke e cilësuar një shembull të solidaritetit.
 
Ndërkohë, një tjetër anije ku udhëtonin 86 emigrantë u shpëtuan nga marina malteze rreth 26 kilometra nga ishulli.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)