Italia pret Rusonë për krijimin e qeverisë. Emrat e ministrave dhe zv/kryeministrit ende të papërcaktuar (VIDEO)

A jeni dakord që Lëvizja '5 Yjet' do të krijojë një qeveri, të kryesuar nga Giuseppe Conte, së bashku me Partinë Demokratike?

Kjo është pyetja që po dominon skenën politike në Itali, të cilës, aktivistët e Lëvizjes 5 Yjet duhet t’i përgjigjen nesër përmes platformës Rousseau. 

Krijesa e Casaleggio-s, ideatori i platformës demokratike Rousseau, mund të vendosë nesër fatin e ekzekutivit të ri, për të cilën po punon Kryeministri Giuseppe Conte, i cili nga ana e tij është shprehur se programi i qeverisë nuk do të jetë një kontratë, por "një program i përbashkët i mbështetur në parime".

Por rruga deri në ditën e krijimit të qeverisë, duket se nuk është pa pengesa.  Përveç nyjës Rousseau, zgjedhja e ministrave dhe roli i zv/kryeministrit mbeten ende të pazgjidhura dhe mund të ‘hidhnin në erë’ përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

Ndërsa Partia Demokratike këmbëngul se kryeministri i ri duhet llogaritur si i përzgjedhur nga Lëvizja 5 Yjet, Giuseppe Conte e quan përcaktimin të papërshtatshëm.

“Ne duhet t'i përmbahemi disa të dhënave faktike objektive - tha Conte – “Unë nuk jam anëtar i 5 Yjeve. Nuk marr pjesë në mbledhjet e udhëheqjes së saj politike. Asnjëherë nuk kam qënë pjesë e grupimit të saj parlamentar”.

Megjithatë Conte duket optimist se qeveria e re do të krijohet.

"Unë shoh një atmosferë të mirë pune. Nga kjo pikëpamje - shtoi ai - Unë jam absolutisht i bindur që të gjithë po përpiqen të lënë mënjanë të kaluarën dhe të përqëndrohen në këtë projekt të rëndësishme për gjithë vendin”.

Emri i Giuseppe Contes dhe “armiku” i përbashkët Salvini, duket se kanë qënë faktorët që i hapën rrugën bashkepunimit mes PD dhe Lëvizjes 5 Yjet, dy forca politike që deri dje ishin kundërshtarë të paepur përballë njëri tjetrit, por duket se spiralet politike do zgjasin ende ditët e krizës

Ps/ Rousseau është platforma e drejtpërdrejtë e demokracisë e Lëvizjes 5 yjet. Objektivat e platformës janë menaxhimi i Lëvizjes në Parlament, këshillat rajonalë dhe komunalë si dhe pjesëmarrja e anëtarëve në jetën e Lëvizjes përmes, për shembull, propozimit të ligjeve, listat elektorale dhe votimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë