Një pjesë e madhe e Italisë qendrore është duke u përballur me një situatë kaotike për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Rajoni i Abruzzo-s është përfshirë nga rreshjet e dëborës dhe temperaturat kanë zbritur nën zero.

Nga momenti në moment pritet që ky rajon të shpallë gjendje emergjence pasi vende si Teramo, Peskara apo Chieti gjenden pa energji elektrike dhe sipas parashikimeve të motit situata pritet të mbetet e njëjtë edhe dy ditët në vazhdim.

Në Aquilia, zonën më të prekur të tërmeteve gushtin e kaluar, në dy nga fshatrat Amatrice dhe Accumoli dëbora ka pushtuar thuajse çdo gjë duke bërë pothuajse të pamundur kalimin nëpër rrugë.

Situata kritike e krijuar në këtë rajon ka sjellë mbylljen e shkollave për disa ditë deri në përmirësim të motit. Kushtet e rënduara klimaterike sollën edhe vdekjen e një të pastrehu në qytetin e Brindisit pasi u gjend nga policia në gjendje hipotermie.

[gallery]20616[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com