Italia sanksione ndaj Phenianit
dëbon ambasadorin e tij

Italia sanksione ndaj Phenianit<br />dëbon ambasadorin e tij
Italia do ta dëbojë ambasadorin e Koresë Veriore në Romë si shenjë proteste ndaj testeve të fundit bërthamore dhe të raketave balistike të Penianit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano. Megjithatë, Alfano ka thënë për të përditshmën italiane “La Repubblica” se Italia nuk do t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Korenë Veriore sepse, sipas tij është e dobishme të ruhet rruga e komunikimit.

“Ambasadori duhet të largohet nga Italia”, ka thënë Alfano. Ne duam ta bëjmë Penianin të kuptojë se izolimi është i pashmangshëm nëse ata nuk e ndryshojnë taktin”, sqaroi kryediplomati Italian.

Ai ka shtuar se Spanja në mënyrë të ngjashme ka shpallur person “non grata” ambasadorin e Koresë Veriore në Madrid, ndërsa Portugalia i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Phenianin.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën