Italia është ende në pikun e saj në lidhje me koronavirusin, ku numri i të infektuarve vijon të jetë i qëndreshëm çdo ditë, por lajmi i mirë është se ka më shumë të shëruar dhe më pak persona që kanë nevojë për terapi intensive.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 681 persona duke shënuar një ulje krahasuar me ditën e djeshme që ishte 766 të vdekur. Numri total i viktimave ka shkuar në 15 000 persona gjithsej.
Në lidhje më numrin e të infektuarve, kurba vijon të jetë e sheshtë me të njëjtat shifra të qëndrueshme. Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 886 të prekur nga COVID-19, krahasuar me 2339 që ishte një ditë më parë.
Lajmi i mirë vjen për të shëruarit ku gjatë 24 orët e fundit kanë shënuar 1.238 duke shënuar 20 mijë të shëruar gjithsej në të gjithë vendin.
Lajmi kryesor:
Italia shënon 20 mijë të shëruar, më pak persona në terapi intensive! 681 viktima në 24 orë! Mbi 1 milion e 100 mijë raste në botë










