Italia shtyn kufizimet anti-COVID me Shqipërinë deri më 30 korrik, kategoritë që lejohen të udhëtojnë

Italia shtyn kufizimet anti-COVID me Shqipërinë deri më 30 korrik, kategoritë që lejohen të udhëtojnë

Foto ilustruese

Italia lë në fuqi masat aktuale për lëvizjen e shtetasve shqiptarë deri më 30 Korrik. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Italiane në vendin tonë, ku në një njoftim zyrtar rezulton se masat aktuale do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 Korrik.

Ndonëse prej rreth një muaji vendi jonë shfaqet në një situatë të normalizuar sa i përket pandemisë, Italia ka vendosur që të shtyjë afatin e kufizimeve, duke sjellë probleme dhe në zgjedhjen e një destinacioni. Mbetet në fuqi lëvizja vetëm për ata që kanë nënshtetësi italiane, që janë rezident në Itali ose që udhëtojnë për arsye studimi, për raste emergjence shëndetësore apo biznesi.

Ambasada bën me dije se kategoritë që lejohen të udhëtojnë duket të jenë  pajisur me testin negativ të Covid-19, të realizuar brenda 72-orëve të fundit. Gjithahstu edhe Greqia vijon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë.

Në vijim një përmbledhje e çështjeve kryesore të normativës në fuqi:

1) udhëtimi nga dhe për në Shqipëri është i mundshëm vetëm në prani të arsyeve të domosdoshme si: arsye pune, arsye shëndetësore apo studimi, urgjencë absolute, rikthim në banesë, vendbanim apo vendqëndrim. Nuk lejohet pra udhëtimi për arsye turizmi.

2) Rikthimi/hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet shtetasve italianë/BE/Schengen dhe pjesëtarëve të tyre të familjes, si dhe mbajtësve të lejeve të qëndrimit dhe pjesëtarëve të tyre të familjes. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 7 shtator 2020 parashikon gjithashtu hyrjen në Itali të personave të cilët kanë një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme (edhe pse jo bashkëjetues) me shtetas italianë/BE/Schengen ose me persona fizikë me vendbanim të rregullt në Itali (me qëndrim prej një periudhe të gjatë kohore), të cilët duhet të mbërrijnë në banesat, vendbanimet apo vendqëndrimet e partnerëve të tyre (në Itali). Mund të kërkohet një shkresë informative konsullore.

3) Në momentin e rikthimit/hyrjes në Itali është e nevojshme të plotësohet një vetë-deklarim (klikoni këtu për vetëdeklarim dhe këtu për legjislacionin) në të cilin të paraqitet arsyeja e udhëtimit që mundëson rikthimin/hyrjen. Vetë-deklarimi duhet të paraqitet pranë personave të ngarkuar për kryerjen e kontrolleve. Është e udhës të jeni të gatshëm të paraqisni dokumentacionin mbështetës si dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të personelit përgjegjës për ushtrimin e kontrolleve.

4) Destinacioni përfundimtar në Itali mund të arrihet vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të tij).

5) është gjithashtu i nevojshëm vetë-karantinimi si dhe vënia nën mbikëqyrje shëndetësore.

6) NUK i nënshtrohen detyrimit për t’u vetë-karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të COVID-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në: Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane, Kosovë, Mal të Zi, Kolumbi në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali për:

1. këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;
2. këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;
3. shtetasit dhe ata me banim të rregullt në një Shtet anëtar të Bashkimit Evropian dhe në Shtete të tjera e vende sikurse në listat A, B, C, D (shih dokumentin bashkëlidhur 20 të VKM-së së datës 12 tetor 2020), të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune, me kusht që në katërmbëdhjetë ditët përpara datës së hyrjes në Itali të mos kenë qëndruar apo kaluar tranzit në njërin prej Vendeve sikurse në listën C 
4. personeli shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;
5. punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;
6. personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;
7. funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nëpunës konsullorë, personel ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;
8. nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, ku kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë.
Nuk janë të detyruar të vetë-karantinohen dhe t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore, gjithashtu: ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit, shtetasit të cilët hyjnë në Itali për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të miratuara nga autoritetet kompetente shëndetësore, për arsye të pashmangshme, përfshi këtu pjesëmarrjen në veprimtari sportive dhe në panaire ndërkombëtare, përmes autorizimit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda