Italia sot në zgjedhje vendore
test për kryeministrin Matteo Renzi

Italia sot në zgjedhje vendore<br />test për kryeministrin Matteo Renzi
Italia mban sot zgjedhjet vendore për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshillave, duke përfshirë edhe 7 kryeqendra rajonale si Romë, Milano, Napoli, Bolonja, Torino, Trieste dhe Cagliari.
 
Qendrat e votimit u hapën në orën 7 dhe mbyllen në orën 23:00 Kutive të votimit do tu drejtohen 13 milionë italianë.
 
Në këto zgjedhje do të votojnë edhe rreth 46 781 nënshtetas europianë rezidentë në Itali që kanë bërë kërkesë për të marrë pjesë në këto votime. E gjithë vëmendja është përqendruar në dy qytetet e mëdha italiane, Romë e Milano.
 
Kandidatët kryesor për bashkinë e Romës janë Alfio Marchini, kandidat i pavarur, i cili ka mbështetjen e Partisë së ish kryeministrit Berlusckoni “Forza Italia”, Virginia Raggi kandidate e zgjedhur nga forca politike “Lëvizja 5 Yje”, Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike si dhe Giorgia Meloni, kandidate e Partisë “Fratelli d’Italia Alleanza Nazionale.
 
Në qytetin e Milanos sfida për kryetar Bashkie është midis kandidatit të qendrës së majtë Giuseppe Sala e Stefano Parisi, kandidat i zgjedhur nga qendrën e djathtë italiane.

Zgjedhjet vendore në itali shihen edhe si test për Partinë Demokratike të kryeministrit italian, Matteo Renzi i cili prej dy vitesh ndodhet në krye të qeverisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit