Italia: Të pezullohet Shengeni për 2
vjet...rrezik për kthimin e gomoneve?!

Italia: Të pezullohet Shengeni për 2<br />vjet...rrezik për kthimin e gomoneve?!
Nga dita në ditë po shtohen zërat për një fund të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, pas krizës së emigrantëve. Propozimi më i fundit vjen nga Italia, e cila kërkon pezullimin e përkohshëm 2-vjeçar të Marrëveshjes së Shengenit. Roma në këtë propozim pret mbështetjen gjermane 

...
Shumë pikëpyetje janë hedhur mbi vazhdimësinë e zonës Shengen, pas krizës së emigrantëve që goditi Evropën. Në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian që zhvillohet në Amsterdam, duket se do të hidhet edhe propozimi për pezullimin e përkohshëm 2-vjeçar të Marrëveshjes së Shengenit.  
 
Corriere della Sera shkruan se ky propozim do të paraqitet nga Italia, që shpreson në mbështetjen e Gjermanisë, duke iu referuar deklaratës së Ministrit gjerman të Financave, Volfgang Shojble.
 
Ditë më parë ai deklaroi se shkatërrimi i sistemit Shengen e vendos Europën në rrezik, si nga pikëpamja politike dhe ekonomike.
 
Por kjo masë e marrë mund të nxisë edhe hapjen e një rruge të re, nisja e gomoneve nga Shqipëria drejt brigjeve italiane, apo dhe nga Mali i Zi.  Teza tjetër, që qarkulloi disa ditë më parë ishte ajo e përjashtimit të Greqisë nga Shengeni, që u hodh poshtë nga Komisioni Europian.   
 
I njohur si boshti i Veriut, vende si Danimarka, Austria dhe Suedia kanë mbyllur tashmë kufijtë e tyre me një masë të njëanshme. Edhe Polonia e Hungaria pritet të insistojnë për pezullimin e Shengenit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA