Italia, tre rajone ndryshojnë masat kufizuese, Belgjika nga 1 Dhjetori rihap restorantet

 Italia, tre rajone ndryshojnë masat kufizuese, Belgjika nga 1 Dhjetori rihap restorantet

Duke nisur nga dita  nesërme në tre rajone të Italisë, Lombardi, Piemonte dhe Kalabri, do të lehtësohen kufizimet.

“Gjithashtu, është planifikuar të lehtësohen kufizimet në Liguria dhe Siçili, duke i ulur ato nga zona rreziku “portokalli” në “të verdhë””, sqaroi ai në një deklaratë ministri i shëndetësisë Roberto Speranza.

Në fillim të muajit, Italia u nda në tri zona: e kuqe, portokalli dhe e verdhë, me nivele të ndryshme kufizimesh, duke u bazuar në nivelin e rrezikut ndaj virusit.

Lombardia, Piemonte dhe Kalabria u caktuan si “zona të kuqe”, ku banorët duhej të plotësonin një formular për të dalë nga shtëpitë e tyre dhe ku shumica e dyqaneve u mbyllën, nga nesër ato do të jenë në zonën Portokalli.

Udhëtimi drejt dhe nga rajonet e caktuara “portokalli” është i kufizuar po edhe restorantet vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe do të shërbejnë vetëm në shtëpi.

Ndërkohë që edhe në Belgjikë duke nisur nga 1 dhjetori në Belgjikë do të rihapen restorantet por bllokimi i pjesshëm do të mbetet në fuqi.

“Nga 1 dhjetori, dyqanet do të mund të rihapen. Situata në vendin tonë po përmirësohet, por është e rëndësishme të ruajmë këtë ritëm”, shtoi kreu i qeverisë belge Alexander De Croo.

Baret, restorantet dhe kafenetë do të jenë të mbyllura dhe njerëzit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia  në rastet kur është e mundur që të kufizojnë kontaktet shoqërore. Një shtetrrethim nga mesnata në 5:00 të mëngjesit gjithashtu do të mbetet në fuqi.

Kryeministri këshilloi njerëzit që të mos udhëtojnë në vende të tjera ku ka rritje të rasteve me Covid-19 dhe  paralajmëroi se karantina do të mbetet në fuqi për udhëtarët që kthehen nga pikat e nxehta.

Më shumë se 16,300 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë, përfshirë 142 në një ditë të vetme të enjten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja