Italia bëhet vendi i dytë në Evropë që tejkalon 100,000 viktima nga COVID-19, duke u bërë kështu i vetmi vend pas Mbretërisë së Bashkuar që arriti këtë bilanc të zymtë. Kryeministri i ri Mario Draghi shprehu hidhërimin e madh për viktimat.
Një vit më parë, Italia vendosi shtetrrethimin e parë në Evropë por tani pas muajsh lufte të përditshme me pandeminë ka pasur një rritje të rasteve të reja, të shkaktuar nga në veçanti nga variantet e reja. Ekspertët thonë se vendi duhet të përgatitet për një kulm të ri të infeksioneve në rreth dy javë, duke paralajmëruar që rastet e përditshme mund të arrijnë deri në 40,000 nëse nuk vendosen me shpejtësi kufizime të reja. Në përgjigje të rasteve në rritje të COVID-19, autoritetet po vendosin tre rajone të tjera nën kufizime më të rrepta.
Ndër rajonet më të goditura rëndë së fundmi është periferia e Milanos në Bollate, ku virusi përfshiu një çerdhe dhe një shkollë fillore , ku për disa ditë, 45 fëmijë dhe 14 anëtarë të stafit rezultuan pozitiv.