Italia voton sot për parlamentin
e ri, në garë edhe 4 shqiptarë

ITALI-Sot vendi fqinj voton për parlamentin e ri. 46 milionë qytetarë janë thirrur për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa procesi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në 23:00.  618 deputetë do të zgjidhen nga votimi i sotëm në Itali, ndërsa kandidojnë edhe 4 shqiptarë, Bruna Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta, Elona Gaxha.

Gara për fituesin është e fortë mes koalicionit të majtë të drejtuar nga Partia Demokratike me ish-kryeministrin Mateo Renzi, koalicioni i djathtë në drejtimin e ‘Forza Italia’ të Berlusconit dhe ‘Lëvizja 5 Yje’. Berlusconi ka qenë 4 herë  kryeministër, ndërsa po tenton rikthimin e fuqishëm në politikë.

Pavarësisht se ai e ka të ndaluar të mbajë poste publike, kandidati për kryeministër i propozuar nga Berlusconi  është  Antonio Tajani. Sipas parashikimeve asnjë nga partitë apo koalicionet duket se nuk do të mund të marrë mbështetje të mjaftueshme për të siguruar shumicë të qartë.

d.b/shqiptarja.com

 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar