Itali/Aksidentohet në punë, humb jetën pas një jave në spital 35-vjeçari shqiptar (EMRI)

Itali/Aksidentohet në punë, humb jetën pas një jave në spital 35-vjeçari shqiptar (EMRI)

Helikopteri me të cilin u transportua shqiptari

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Bledar Muçaj, ka humbur jetën një javë pas një aksidenti të pësuar në vendin e punës.

Shqiptari ishte duke punuar në 6 metra lartësi mbi çatinë e një ndërtese në Montepetra, në komunën Mercato Saraceno, nga e cila edhe u rrëzua.

35-vjeçari vdiq pas një jave në spitalin e Bufalinit në Cesena. Gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë, saqë për kurimin e tij u desh transportimi me helikopter në një spital më të specializuar, atë të Cesena-s.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve

Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve