Klubi i aeronautikës në Savo të Italisë pronar të avionit të rrëzuar në Ishëm këmbëngulin për të tërhequr avionin pronë e tyre nga shqipëria.
Pas kërkesës së depozituar më 23 shtator 2016 në ambasadën italiane në Tiranë ata kanë dërguar një tjetër kërkesë këtë herë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda me përmbajtien se si pronar të mjetit fluturues duan të marrin pronën e tyre.
Avioni qëndron i bllokuar ende në Ishëm pasi është pjesë e provave materiale të hetimit të nisur ndaj pilotit italian Guido Guidi i dyshuar për trafik droge dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptar ende të paidentifikuar.
Burime nga akuza sqaruan për Report Tv se Aero Club Savona kërkon ta riparoj vetë mjetin fluturues, por deri në përfundim të hetimeve avioni s'do t'i kthehet atyre.
Në rast të dërgimit në gjyq të dosjes hetimore në gjykatë sqaruan të njëjtat burime do të jetë gjykata që do vendos për mjetin futures nëse do i kaloj shtetit si në rastin e avionit të Divjakës apo do i kthehet Aero Club Savonës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com