ROME – Ish-ministrja italiane Michela Vittoria Brambilla, i ka shkruar një letër Kryeministrit shqiptar Sali Berisha ku i bën apel që “të përdori autoritetin e tij” për të ndaluar tragjedinë e njoftuar në Përrenjas, ku janë punësuar dy gjahtarë për të vrarë qentë e rrugës. Lajmi u bë i ditur nga media italiane që citon Federatën Italiane për të Drejtat e Kafshëve, përfaqësuese e të cilës është vetë Brambilla.
“Kjo metodë e zgjedhur”, shkruan ish-ministrja e qeverisë Berlusconi, “nuk mund t’i përkasi një vendi si Shqipëria, kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian”. Sipas saj, përballë kësaj situate Italia “nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë indiferente”.
Kundër vendimit të Bashkisë së Përrenjasit janë shprehur shoqata të ndryshme animaliste. “Ky lajm na lë pa fjalë. Problemi nuk zgjidhet duke eleminuar kafshët”, thotë Laura Rossi e Lidhjes Kombëtare për Mbrojtjen e Qenit.
“Italia është e gatshme t’i ofrojë Shqipërisë të gjitha njohuritë mbi procedurat dhe ndihmat për të menaxhuar në mënyrë civile dhe të zgjidhë problemin” e qenve të rrugës, deklaroi Carla Rocchi e Entit Kombëtar për Mbrojtjen e Kafshëve. Ndërsa Massimo Comparotto i Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve nënvizon ekzistencën e “vendeve të tjera që janë përballur me çështjen në mënyrë komplet ndryshe nga sa ka njoftuar krye i Bashkisë shqiptare”.
10 DITE SHTYRJE
Animalistët kanë vetëm 10 ditë kohë në dispozicion për të shpëtuar qentë nga vdekja e sigurtë. Kjo është “marrëveshja” që kanë arritur me Këshillin Bashkiak të Përrenjasit “pas një mbledhjeje të gjatë e të tensionuar”. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë ANSA nga Pezana Rexha, drejtoreshë e Shoqatës për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Kafshëve në Shqipëri.
Rexha ka treguar se në fillim situata në mbledhje ishte mjaft e ndezur: “Nuk donin të na dëgjonin fare. Na thanë se kishte dy mundësi: ose të vrisnin qentë, ose të iknim ne bashkë me qentë”.
“Në fund arritëm të marrim një premtim se për 10 ditë nuk do të ndërmerret asnjë veprim ndërsa ne u impenjuam që të prezantojmë me shkrim atë që kemi ndërmend të bëjmë, dmth. sterilizimin dhe vaksinimin e të gjitha kafshëmve”, shpjegon Rexha e cila shton se i ka sqaruar Këshillit Komunal se “vrasja e qenve është kundër ligjit. Shpresoj që këto ditë të mos bëjnë gjë përndryshe do bëjmë padi në gjykatë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com