Italianët i thonë jo reformave
Matteo Renzi jep dorëheqjen

Italianët i thonë jo reformave<br />Matteo Renzi jep dorëheqjen
Kryeministri Italian Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Në një konferencë të mbajtur pas mesnate Renzi ka deklaruar se mbante të gjithë përgjegjësinë për humbjen e referendumit dhe se eksperienca e qeverisjes së tij mbaronte aty.

Kur humbën nuk mund të shkosh në shtrat dhe të flesh sikur nuk ka ndodhur asgjë, qeverisja ime mbaron sot. Nesër do të kem një takim me Presidentin ku do t’i dorëzoj atij dorëheqje  time”, u shpreh Renzi.

Nga rezultatet e publikuara deri tani 59,11% të votuesve i kanë thënë jo referendumit, ndërsa 40,89% kanë mbështetur propozimin e Renzit.

referendum

Kryeministri Italian kishte premtuar se do të jepte dorëheqjen në rast se humbiste referendumin për ndryshimet kushtetuese të cilat synonin që të reduktonin fuqinë e senatit dhe t’i jepnin më shumë pushtet kreut të qeverisë.

Redaksia online
Al.N/D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës