Italianët mposhtin Monacon
projektohet finale Real-Juve

Italianët mposhtin Monacon<br />projektohet finale Real-Juve
Monaco gjunjëzohet përballë Higuain, Juventus hedh një hap të sigurt drejt finales së Cardiff.
 
Bardhezinjtë shënuan nga një gol për secilën pjesë me të njëjtin autor, Higuain duke fituar 0-2.
 
Argjentinasi është heroi i ‘Zonjës së Vjetër’ pasi e mposhti i vetëm ekipin simpatik të Monaco që bëri surprizën këtë edicion në Champions League.
 
Ndeshja në pjesën e parë ishte e barabartë me raste dhe lojë nga të dy ekipet, por Monaco nuk arriti që të shënonte në tre mundësi që krijoi me Mbape.
 
Atë që nuk e bënë vendasit e bëri Juve në të 29’ me një kundërsulm që u finalizua nga Higuain.
 
E ndërsa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, në të dytën Monaco tentoi të barazojë sërish me Mbape, por mungesa e eksperiencës penalizoi të riun e talentuar përballë Buffon, që shpëtoi ekipin disa herë nga gola të sigurt.
 
Në të 60’ kur Monaco ishte zhvendosur në kërkim të golit të barazimit, Higuain shënon edhe golin e dytë duke mbyllur takimin.
 
Ndeshja e kthimit pritet të jetë thjeshtë formalitet për italianët, pasi vështirë se Monaco do të bëjë përmbysjen e madhe.
 
Kështu pas fitores së Realit mbrëmë 3-0 me Atletiko,  Juve u përgjigj sonte duke projektuar një finale të madhe mes spanjollëve dhe italianëve.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje