Italiani del të ecë në këmbë për t’u qetësuar pas sherrit me gruan, gjendet pas 7 ditësh! Kishte udhëtuar 450 km dhe ishte ende duke ecur

Një 48 vjeçar nga Como në veri të Italisë, doli nga shtëpia për të ecur e shuar zemërimin pas debatit të radhës me bashkëshorten, por u gjet nga policia vetëm pas një jave dhe 450 kilometrave larg, në Fano.

Policia që po bënte kontrollet e rregullave anti-Covid ndaluan burrin ende duke ecur në ora 02.00 të mëngjesit në rrugën kombëtare. Kur e çuan në stacionin e policisë burri ishte i ndërgjegjshëm edhe pse i lodhur.

Ai i tregoi policëve se kishte dalë nga shtëpia “për të freskuar pak idetë” pas debatit të radhës me gruan, dhe hap pas hapi kishte përfunduar deri aty.

Oficerët bënë kontrollet e tyre duke futur të dhënat e burrit në sistem dhe menjëherë u zbulua se ishte shpallur i humbur prej një jave nga shtëpia.

Prej të dielës së shkuar gruaja e shqetësuar kishte shkuar në polici për të raportuar, dhe versioni i gruas për ngjarjen përshtatej me atë të burrit: Ai kishte dalë nga shtëpia në këmbë dhe nuk ishte kthyer më, duke përshkuar rreth 450 kilometra, me një mesatare prej 65 kilometrash në ditë, dhe 2km e gjysmë në orë, pa u ndalur kurrë.

“Kam ardhur në këmbë deri këtu, nuk kam përdorur asnjë mjet. Ushqim kam ngrënë  pasi më kanë dhënë njerëz që kam takuar gjatë rrugëtimit. Jam mirë, jam vetëm pak i lodhur”, konfirmoi burri.

Për ta bërë të pushonte, policia i rezervoi një dhomë në Hotel Augustus, një vend të cilin ai e njihte, pasi 48-vjeçari i paemëruar nga autoritetet, kishte ardhur më parë me familjen per pushime në Fano.

Rruga e përshkruar

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Koronavirusi/ Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese. A jeni dakort me vendimin?

Komento

Komente

  • sitme: 02/12/2020 08:46

    Vlonjatet jane te mira... Kot i shani....

    Përgjigju
  • Emigrant: 02/12/2020 06:54

    Ktij i lumte, ma mire ka EC se sa e ka rraf .bravo heres tjeter futju me not e dil ne shqiperi.hallall

    Përgjigju
  • Tërbaci: 02/12/2020 06:29

    100% që ky e pasur gruan Tërbacjote Vlore , më racë muti nuk bëhen...

    Përgjigju
  • Saktesisht: 02/12/2020 00:24

    https://www.fanpage.it/milano/va-da-como-a-fano-a-piedi-dopo-una-lite-con-la-moglie-450-chilometri-per-smaltire-la-rabbia/

    Përgjigju
  • turi: 01/12/2020 22:14

    KESAJ I THOJN TE IKESH NGA SYT KOMET...QEKA NXEF KEQ ME GRUN

    Përgjigju
  • Eri...: 01/12/2020 22:06

    E paska kap malli keq kte!!!!

    Përgjigju
    • Gigi: 02/12/2020 09:35

      Hahaha ka qen i perzier keq....Po ketij i ka ngel kemba te gazi

  • Xxxxxxx: 01/12/2020 21:19

    Eh grat....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

6 këshilla drejtuar shoferëve për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë!