Italiani i dënuar për vrasje
punonte në Durrës, arrestohet

Italiani i dënuar për vrasje<br />punonte në Durrës, arrestohet
DURRES- Një shtetas italian i kërkuar për vrasje është arrestuar sot në qytetin e Durrës. 45-vjeçari, Vincenzo Magno, ishte dënuar nga drejtësia italiane me 18 vjet e 8 muaj heqje lirie për kryerjen e veprës penale të vrasjes. Vincenzo punonte inxhinier në një mobilieri në Durrës.
 
Arrestimi i tij u bë i mundur falë një operacioni të mirëorganizuar të koduar “Mango” të strukturave të Policisë së Shtetit rreth orës 13.30 të ditës së sotme.
 
45-vjeçari italian u arrestua pas kërkesës së autoriteteve italiane, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti i datës 15.03.2013 nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Napoli, Itali për krimin, të cilin e ka kryer në shtator të vitit 2000 në Capodrise Itali.
 
“Arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, për të vuajtur dënimin për krimin për të cilin është deklaruar fajtor nga organet italiane të drejtësisë.
Kurorëzimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit me Misionin INTERFORZE të Policisë Italiane në Shqipëri, autoritetet ligjzbatuese Italiane dhe Interpol”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!