Dy shqiptarë, nënë bir, kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për tentativë vrasjeje. Mediat fqinje raportojnë se 60-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj kanë marrë 5 mijë euro nga një italian, i cili ju ka kërkuar atyre t’i vrasin vëllanë e tij, kardiologun Massimo Correra.
Plani i vrasjes është organizuar nga vëllai i kardiologut, 53-vjeçari Maurizio Correra, që rezulton të jetë me precedentë penalë. Ai ka rënë në pranga së bashku me dy shqiptarët, 60-vjeçaren Haxhire Tusha dhe djalin e saj 24-vjeçar, Shpëtim Rizvani.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 27 marsit, kur kardiologu Massimo u qëllua me pistoletë nga shqiptarja teksa po dilte nga shtëpia e tij së bashku me djalin minoren. Fatmirësisht, plumbat nuk e kanë kapur mjekun, i cili ka arritur të shpëtojë mrekullisht së bashku me djalin.
ua???? cfare injorance??? vritet tjetri per 5,000 mije euro???
Përgjigju