MILANO - Një protestë që lindi kundër projektit për të ndërtuar një qendër tregtare dhe një hotel luksi në zonën e vetme të gjelbër afër sheshit Taksim është shndërruar në një protestë në mbrojtje të lirisë së shprehjes. Marco është një italian, që jeton dhe punon në Stamboll dhe në telefon tregon për TM News përvojën e tij.
"Nga një protestë absolutisht paqësore, reaksionet e kryeministrit kanë bërë të shpërthejë diçka më e madhe; një protestë kundër shtypjes së lirisë së fjalës. Pjesa më e madhe e protestuesve janë njerëz të zakonshëm, familjarë, që nuk mund të jenë 1 milion delinkuentë. Përgjigjet e dhëna nga ministri janë dukur provokuese: nëse dilni një qind mijë në shesh, ne do sjellim një milion", ka shpjeguar Marco.
Sipas tij, "shtypi, televizionet kombëtare, kanë injoruar thuajse totalisht ngjarjen". Protesta udhëton në rrjetet sociale, ku manifestuesit postojnë foto dhe video për atë që po ndodh në shesh. Ndërsa mediat pranë qeverisë bojkotojnë ngjarjen.
"Qindra mijëra vetë u sulmuan nga spray goditëse dhe gaz lotsjellës, nga distancë sa lartësia e njeriut. Siç informojnë mediat, Erdogan i ka dhënë urdhër policisë të tërhiqet nga sheshi Taksim dhe kështu ndodhi, por sa keq që nuk u tha se policia u tërhoq vetëm 500 metra dhe shkoi të ushtronte të njëjtin keqtrajtim ndaj një turme në Besiktas".
"Në Internet - rrëfen Marco - qarkullojnë numra farmacish me turne dhe këshillat se si të kurohesh prej spray-it goditës. Qeveria nuk sheh me sy të mirë kë proteston dhe shkon në spitalet pubike".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com