Një dhuratë e papritur dhe shumë e mirëpritur është ajo që është pranuar në San Donà në Venecia, në Itali ditët e fundit nga pronarja e një restoranti në qendër të qytetit, nga një klientë që ka preferuar të mbetet anonim në mënyrë që të mos "reklamojë" bamirësinë e tij.
Dyert e lokalit ishin mbyllur më 11 mars, pas masave të bllokimit dhe izolimit të vendosura nga qeveria italiane, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e infeksionit prej koronavirusit.
Një ditë më parë, një klient i rregullt u shfaq në bar-restorant për të drekuar, siç bënte çdo ditë përpara emergjencës shëndetësore.
Dhe kur ai pagoi, e la pronaren të habitur, duke i dhënë asaj euro për dy muaj vakte të pa konsumuara për shkak të mbylljes së restorantit. Një gjest i papritur, vetëmohues dhe motivues. Një formë mirënjohjeje që, përtej shumës euro, u jep besim atyre që janë prapa banakut.
"Klienti punon këtu afër - shpjegon gruaja e re që drejton biznesin - dhe nuk ka ardhur për drekë që kur filloi të punojë nga shtëpia. Sot ai u ul në tryezën "e tij", që zgjedh zakonisht. Biseduam rreth këtyre muajve gjatë të cilëve nuk e kemi parë njëri-tjetrin, si dhe biseduam për problemet e përjetuara gjatë përhapjes së infeksionit. Në kohën që do paguante paratë ai më tregoi se kishte vazhduar të punonte gjatë kësaj periudhe dhe më tha që, nëse nuk do të kishte qenë për mbylljen e detyrueshme, ai gjithmonë do të drekonte këtu. Më në fund ai i tha: "Unë bëra një llogaritje të përafërt të asaj që do të kisha shpenzuar në këto dy muaj dhe vendosa t'ua jap sot".
Kështu klienti bujar dha rreth 500 euro para menaxheres së habitur të restorantit.
"Me klientët jam përpjekur gjithmonë të krijoj një atmosferë mikpritëse dhe një marrëdhënie familjare. Me shumë kam krijuar një marrëdhënie që tejkalon shërbimin, një lidhje të vërtetë dhe muajt e fundit ne kemi mbajtur kontakte përmes mediave sociale. Ne festuam ditëlindjen e dikujt nga distanca, me urime dhe një foto të tortës. Rinisja është e vështirë, pa marrë parasysh sa shumë mundohesh, pasi të jesh mbyllur për një kohë të gjatë. Gjithashtu në këtë fazë kam një orar të reduktuar shërbimi”.