Itali/Linte mollë të kafshuar për tallje, ADN-ja çon në qeli 'skifterin' shqiptar

Itali/Linte mollë të kafshuar për tallje, ADN-ja çon në qeli 'skifterin' shqiptar

Policia e Parmës

Një lloj talljeje që hajduti, një shqiptar 36 vjeçar që jetonte në Parma, bëri që ai të përfundonte në prangat e policisë.

Hajduti linte nga një mollë të kafshuar në tryezat e apartamenteve që vidhte, ashtu siç bëri në nëntorin e kaluar në Monticelli.

Por kësaj here molla e ka “tradhtuar”; shqiptari ka lënë gjurmën e ADN-së.

Policia gjatë hetimeve, kishte menduar se molla në tryezë mund të ishte një çelës i rëndësishëm. Edhe pronari konfirmoj se fruti nuk mund të jetë lënë nga ai ose një anëtar i familjes.

Dhe kështu çdo gjë nisi nga ajo mollë e kafshuar, pasi gjurmët e pështymës të lëna aty çuan në zbulimin e ADN-së.

Molla e kafshuar ishte lënë edhe gjatë grabitjeve të tjera.

Nga 2010 e në vazhdim ka 11 episode të ngjashme që çojnë tek i njëjti person: 9 vjedhje në  apartamente me “nënshkrim” dhe dy makina të grabitura, më së shumti në Lombardi dhe Veneto, pastaj në Riccione dhe së fundmi në Monticelli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër