Itali/Mjekja Evelina Sulaj Skënderi: Do ta fitojmë këtë betejë, qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë! (VIDEO)

Mjekja shqiptare Evelina Sulaj Skënderi, e cila prej 20 vitesh jeton edhe punon në Itali bën apel përmes një videomesazhi, që shqiptarët të respektojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social.

“Italia është shteti i parë në Europë që u godit nga virusi. Për fat të keq u gjend e papërgatitur, për këtë arsye dhe pas disa javësh situata mbetet kritike e me shenja të pasigurta të rënies së epidemisë. Kjo tregon që distancimi social nuk mjafton. Distancimi social është masa e parë, që mori shteti italian edhe që populli e respektoi.

Për këtë arsye po eksperimentohet trajtimi farmakologjik i parakohshëm nëpër shtëpi, ku do të vejë personel mjekësor dhe do të nisë një trajtim anti-viral, që të evitohet kaskata imfalmatore që skatenon virusi, që të evitojë kalimin edhe arritjen në gjendje të rëndë në spital.

Të gjithë shkencëtarët e botës janë në aktivitet intensivë për të gjetur trajtimin farmakologjik më optimal, për të konvolauduar një trajtim botëror, sepse kjo epidemi është mbarëbotërore, por edhe për prodhimin e vaksinës.

Ndërkohë, ajo që duhet të bëjmë ne është të respektojmë distancimin social dhe rregullat e higjienës.Shteti shqiptar, qeveria shqiptare ka marrë masa të forta edhe kurajoze në momentin e duhur për të parandaluar ecurinë e kësaj epidemie, pavarësisht efekteve ekonomike në një vend si i yni. Rezultatet duken, sepse numri i të prekurve është shumë i ultë, në një popullsi si e jona, ku kontaktet sociale janë aq të ngushta dhe intensive. Prandaj, ju lutem vazhdoni që të ndiqni vijën e qeverisë dhe mos harroni solidaritetin me ata që kanë nevojë.

Çdo njeri po bën detyrën e tij në këtë situatë, edhe ju që qëndroni në shtëpi shpëtoni jetë. Shpëtoni jetë, sepse shkëputni hallkat e atij zinxhiri të kontaminimit të vazhdueshëm, që do të ndodhte nëse do të ishim në rrugë apo në kontakt me njëri-tjetrin. Do ta fitojmë edhe këtë betejë!”, shprehet mjekja shqiptare në videon e publikuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e cila mbështet në përballjen e krizës së këtij virusi përmes informimit të gjendjes aktuale të kësaj pandemie, por edhe me këshillat për të gjithë shqiptarët, nga specialistët më të mirë në të gjithë Europën.  

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg