Italo-zvicerani Gianni Infantino
zgjidhet presidenti i ri i FIFAS

Italo-zvicerani Gianni Infantino<br />zgjidhet presidenti i ri i FIFAS
Gianni Infantini është zgjedhur këtë të premte president i organit më të lartë të futbollit botërorë, duke zëvendësuar në këtë post të larguarin Sepp Blatter. Pas raundit të dytë të votimit në Asamblenë zgjedhore mbajtur këtë të premte në Zyrih të Zvicrës, Gianni Infantino arriti të triumfojë me 115 vota

Raundi i parë dështoi pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të merrte 2/3 e votave ndërkohë që në të dytin arriti të triumfonte Gianni Infantino. Italo-zvicerani mundi të marrë 115 vota, ndërsa sheiku i Bahrejnit Al Khalifa u rendit i dyti me 88 vota, princi i Jordanisë, Al Hussein, 4 vota, ndërsa Jerome Champagne nuk arriti të merrte asnjë votë në këtë raund.

Infantino mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s. Programi i tij përmban zgjerimin e Kupës së Botës me 40 ekipe kombëtare, 5 milionë dollarë për çdo katër vjet për çdo federatë dhe 40 milionë dollarë për çdo konfederatë

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga