Trenat e udhëtarëve që nga e hëna e ardhshme do të ndalen në Vorë, për shkak të punimeve në stacionin e Tiranës. Drejtori i sektorit të udhëtarëve në Hekurudhat Shqiptare, Ylli Shahini, tha dje se udhëtimi i trenave të linjës Durrës – Tiranë do të përfundojë në Vorë dhe po aty do të nisen trenat e udhëtarëve drejt Durrësit apo Shkodrës.

Pjesa e udhëtimit Vorë – Tiranë dhe anasjelltas do të realizohet nga autobusët që ka vënë në dispozicion Bashkia e Tiranës. Trenat e udhëtarëve do të ruajnë të njejtat orare të mbërritjes dhe të nisjes nga Vora, sipas orarit aktual të trenave, tha drejtori Ylli Shahini.