Së fundmi ata kanë mësuar se djali i tyre është arrestuar. Familja Debrova me origjin nga Cerriku dhe me banim në lagjen “5 maji” në Elbasan tregon tmerrin me të cilin po përballet pas arrestimit të Mareglenit. Nëna e djalit, Fatime Debrova tregon mes lotësh se i ka shkëputur lidhjet me djalin. Pas kësaj ajo është interesuar tek Medreseja Cërrik dhe aty ka mësuar të vërtetën.
"Unë nuk e di se cfarë bënte, të gënjej dot, nuk gënjej, vetëm kur më thanë kështu te shkolla e "Medresesë". Nuk e desha veten kur e mora vesh, aty më kapi zemra. Ai më tha që po botonte një libër", tha ajo.
Nëna e 32 vjeçarit shprehet se djali ka mbaruar studimet në Egjipt, ku ka qëndruar për 4 vjet. Prej 2 vitesh banonte në Turqi me bashkëshorten turke Naxhien me të cilën kanë një vajzë 2 vjeçe. Ajo tregon se prej disa kohësh bashkëshorten e djalit ia kishin hequr nga puna, e cila ishte mësuese fizike, ndërsa ai vetë kërkonte vazhdimisht punë. Por deri para dy javësh, sipas saj djali nuk i kishte paraqitur asnjë shqetësim.
"Nuk e besoj lajmin, të gjithë bëjnë shkollë, jo vetëm djali im. Ai bëri katër vite në Cërrik, pastaj vajti në Turqi, u martua, bëri dasmë, vajtëm dhe ne. Pastaj lindi dhe fëmijë, një vajzë, e cila është me gjyshen. Djali jeton në Samsun. Ka mbaruar studimet për gjuhë të huaja turqisht, arabisht, anglisht. Unë kam qenë vetëm për dasmën e tij në Turqi. Nuk ka ardhur fare në Shqipëri djali", shtoi e moshuara.
Nëna e Mariglenit apelon për ndihmë. Ajo gjithashtu tregon se dikush i ka shkuar në familje dhe i ka kërkuar 7 mijë Euro për ta ndihmuar për të nxjerrë djalin nga burgu. Por e moshuara shprehet se nuk ka të holla, se jeton vetëm me bashkëshortin dhe se e vetmja mundësi është që të shesë shtëpinë e të mbetet në mes të katër rrugëve. Ndaj ajo i bën një apel strukturave të shtetit që të interesohen për fatin e djalit të saj.
“E kam dërguar me sakrifica në shkollë kam ndenjur vetë pa bukë, nuk pranoj që të ma mbajnë djalin brenda. Ju lutem të më ndihmoni. Të më dalë djali të ma dërgojnë në shtëpi, mos e mbajnë brenda kot”, bën apel mes lotësh e ëma e Mariglenit.
Mbesa e saj, Evra jeton me gjyshërit, por komunikimi me ata është i pamundur. Mendohet se arrestimi mund të ketë prapavijë politike dhe Mariglen debrova dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar si Gylenistë.
[gallery]25046[/gallery]
(E ëma e djalit, Fatime Debrova)
(Çifti i arrestuar ditën e dasmës, Margilen dhe Naxhije Debrova)
d.c./shqiptarja.com
